Si-Bi-Es Njuz: Administrata e Trampit vendosi ndalesë të përkohshme për lutjet e migrantëve nga Ukraina dhe Amerika Latine
- Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për migrim, të parashtrura nga emigrantët e Ukrainës dhe Amerikës Latine, të cilët janë pranuar në SHBA përmes programeve të vendosura gjatë administratës së Xho Bajdenit, njofton Si-Bi-Es Njuz, duke cituar burime të administratës amerikane.
- Post By Fami Bajrami
- 08:36, 19 shkurt, 2025

Uashington, 19 shkurt 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për migrim, të parashtrura nga emigrantët e Ukrainës dhe Amerikës Latine, të cilët janë pranuar në SHBA përmes programeve të vendosura gjatë administratës së Xho Bajdenit, njofton Si-Bi-Es Njuz, duke cituar burime të administratës amerikane.
Si shkak për vendimin janë përmendur shqetësimet rreth mashtrimeve të mundshme dhe rreziqeve për sigurinë, sipas informacionit nga dy funksionarë amerikanë dhe një memorandum intern. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s