• e premte, 22 nëntor 2024

Si Xhinping premton 50 miliardë dollarë dhe një milion vende pune për Afrikën

Si Xhinping premton 50 miliardë dollarë dhe një milion vende pune për Afrikën

Pekin, 5 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Kinës, Si Xhinping sot premtoi financim të ri për Afrikën në vlerë prej 51 miliardë dollarë, mbështetje për 30 projekte infrastrukturore në kontinentin e pasur me burime dhe hapjen e të paktën një milion vendeve të punës.

Në fjalimin e tij në Samitin për bashkëpunim midis Kinës dhe Afrikës, Si u premtoi delegatëve nga më shumë se 50 vende afrikane se ekonomia e Kinës në vlerë prej 19 trilion dollarë do të përmirësonte në mënyrë të njëanshme qasjen e saj në treg për tregtinë afrikane.

Forumi i nivelit të lartë për bashkëpunim Kinë-Afrikë i cili këtë vit po mbahet në Pekin, definon programin trevjeçarë për marrëdhënie midis ekonomisë së dytë më të madhe në botë dhe kontinentit me rritjen më të shpejtë në botë.

Nga hapja e samitit, Si deklaroi se Kina është e gatshme të fillojë 30 projekte të energjisë së pastër në Afrikë, si dhe të mbështesë qëllimet e energjisë bërthamore të kontinentit, duke ndihmuar për të tejkaluar mungesat e energjisë elektrike që kanë penguar prej kohësh qëllimet e industrializimit në Afrikë.

Kina, gjithashtu është e gatshme të realizojë 30 projekte të lidhjes së infrastrukturës në Afrikë dhe të ndërtojë një rrjet Kinë-Afrikë e cila do të përfshijë lidhje tokësore dhe detare dhe zhvillim të koordinuar, shtoi ai. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR