Si Xhinping: Kina po përgatit ndihmë urgjente ushqimore për vendet afrikane
- Presidenti kinez Si Xhinping tha sot se Kina do të sigurojë ndihmë urgjente ushqimore për disa vende afrikane, raporton Blumberg.
- Post By Sara Ademi
- 21:06, 24 gusht, 2023

Pekin, 24 gusht 2023 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping tha sot se Kina do të sigurojë ndihmë urgjente ushqimore për disa vende afrikane, raporton Blumberg.
Ai tha gjatë takimeve me përfaqësuesit e vendeve afrikane në samitin e BRIKS në Afrikën e Jugut se Kina do të ndihmojë gjithashtu vendet në kontinent për të zgjeruar kultivimin e tyre të drithërave.
Blumberg raporton se inflacioni i ushqimeve në Afrikë është rritur që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe se konflikti ka rritur koston e karburantit dhe plehrave artificial, gjë që nga ana tjetër ka rritur çmimet e ushqimeve në Afrikë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s