Si Xhinping: Kina e kënaqësur që Rusia dhe SHBA-ja mbajnë kontakte dhe i përmirësojnë raportet
- Kina është e kënaqur që Rusia dhe SHBA-ja mbajnë kontakte dhe i përmirësojnë raportet e tyre, deklaroi presidenti kinez Si Xhinping në bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
- Post By Melahat Baftija
- 18:32, 8 gusht, 2025
Pekin, 8 gusht 2025 (MIA) - Kina është e kënaqur që Rusia dhe SHBA-ja mbajnë kontakte dhe i përmirësojnë raportet e tyre, deklaroi presidenti kinez Si Xhinping në bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
"Kina është e kënaqur që shikon që Rusia dhe SHBA-ja mbajnë kontakte i përmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe e nxisin zgjidhjen politike të krizës ukrainase", i citon fjalët e tij televizioni qendror kinez.
Sipas televizionit, Si Xhinping e ka prezantuar qëndrimin parimor të palës kineze dhe ka theksuar se problemet e ndërlikuara nuk kanë zgjidhje.
"Pavarësisht nga ndryshimet e situatës, Kina do të mbajë pozicion konzistent dhe vazhdimisht do të promovojë pajtim dhe negociata", ka thënë Si Xhining.
Gjatë bisedës, të dy presidentët vlerësuan lart nivelin e bashkëveprimit strategjik midis Pekinit dhe Moskës. Biseda u zhvillua me iniciativën e Putinit, shtoi televizioni.
Për më pak se dy muaj kjo është biseda e dytë midis Si dhe Putinit. Pekini dhe Moska po forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe tregtar, si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, i cili shkaktoi një përkeqësim të ndjeshëm në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin, raportuan agjencitë.
Putin pritet të vizitojë Kinën në shtator për ngjarjet që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. mb/
Foto: MIA