• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Si Xhinping bëri thirrje për përpjekje gjithëpërfshirëse për të mbrojtur Kinën nga përmbytjet

Si Xhinping bëri thirrje për përpjekje gjithëpërfshirëse për të mbrojtur Kinën nga përmbytjet

Pekin, 18 qershor 2024 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping sot bëri thirrje për përpjekje të gjithëpërfshirëse për të mbrojtur jetët dhe pronat nga përmbytjet pas përmbytjes së provincave jugore të Kinës.

Ai bëri thirrje që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të çliruar njerëzit e bllokuar dhe për të gjetur të zhdukurit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kinën jugore. Më shumë se dhjetë persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit në provincat jugore të Kinës.

Në provincën Guangdong, të paktën pesë njerëz vdiqën, kurse 13 u bllokuan nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Mediat raportojnë se më shumë se 1.400 shtëpi u shkatërruan, ndërsa janë shkatërruar edhe 8.000 hektarë të mbjell.

Katër persona kanë vdekur nga përmbytjet në provincën juglindore Fuxhian. Katër persona janë zhdukur nga përmbytjet e mëdha në rajonin Ksinxhijang.

Meteorologët paralajmëruan se më shumë reshje priten në provincat jugore të Kinës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR