• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si Xhinping bëri thirrje për konferencë të madhe paqesore për Gazën

Si Xhinping bëri thirrje për konferencë të madhe paqesore për Gazën

Pekin, 30 maj 2024 (MIA) - Presidenti kinez, Si Xhinping sot ka bërë thirrje për organizimin e një konference të madhe paqesore për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Rripin e Gazës.

Lideri kinez ka bërë apelin e tij në forumin në Pekin, ku kanë marrë pjesë liderë dhe diplomatë arabë.

"Lindja e Afërt ka perspektiva të mëdha për zhvillim, por aty ende ka luftë. Lufta nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Drejtësia nuk mund të mungojë përgjithmonë", tha Si në lidhje me luftën në Rripin e Gazës.

Presidenti kinez theksoi se nevojitet një "zgjidhje me dy shteteve" për konfliktin izraelito-palestinez. Ai theksoi se Kina mbështet me vendosmëri krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe pranimin e Palestinës si anëtare të plotëfuqishme të Kombeve të Bashkuara. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR