Si vendet mbarë botën e shënojnë vdekjen e Papës
- Vendet mbarë botën kanë filluar përgatitjet për shënimin e trashëgimisë së Papa Françeskut, i cili vdiq sot, njostoi Bi-Bi-Si.
- Post By Besnik Shuki
- 16:49, 21 prill, 2025

Romë, 21 prill 2-025 (MIA) - Vendet mbarë botën kanë filluar përgatitjet për shënimin e trashëgimisë së Papa Françeskut, i cili vdiq sot, njostoi Bi-Bi-Si.
Vatikani do të mbajë shërbim publik të lutjes në orën 19:30 sipas kohës lokale.
Në Argjentinë janë shpallur shtatë ditë zie kombëtare, vendlindja e Papës.
Brazili ka shpallur gjithashtu një javë zie kombëtare, për të cilën presidenti Lula thotë se është në nder të veprës së tij.
Në Austri, këmbanat kishtare do të bien në tërë vendin në orën 17:00 sipas kohës lokale. Flamujt e zinj janë shfaqur gjithashtu në kisha dhe ndërtesat e kishave. Në Katedralen Shën Stefani në Vjenë, në orën 18:00 do të mbahet mesha për kujtim të Papës.
Në Mbretërinë e Bashkuar, rezidencat mbretërore do të valojnë flamurin britanik në gjysmështizë, njëlloj si dhe Ambasada britanike në Vatikan.
Në Spanjë është shpallur tri ditë zie.
Në Francë, kambanat e Katedrales Notër Dam në Paris ranë 88 herë më herët sot. Sonte do të fiken dritat e Kullës së Ajfelit. bsh/
Foto: EPA