• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si premtoi se do të punojë në zhvillimin e partneritetit strategjik me Rusinë

Si premtoi se do të punojë në zhvillimin e partneritetit strategjik me Rusinë

Pekin, 10 korrik 2023 (MIA) – Presidenti i Kinës, Si Xhinping në takimin e sotëm në Pekin me kryetaren e Dhomës së lartë të Parlamentit rus, Valentina Metvienko, premtoi se do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës për bashkëpunim me Rusinë.

Ai potencoi se marrëdhëniet dypalëshe midis Pekinit dhe Moskës duhet të bazohen në "ndihmë reciproke, integrim të thellë, inovacion dhe pionier, dhe përfitim reciprok". 

“Të dy vendet duhet ta forcojnë komunikimin dhe bashkëpunimin (brenda) mekanizmave shumëpalëshe si Organizata e Bashkëpunimit të Shangait dhe BRIKS, të udhëheqin reformat e qeverisjes globale në drejtimin e duhur dhe të mbrojnë interesat e përbashkëta në tregjet e krijuara rishtazi, si dhe në vendet në zhvillim", potencoi Si.

Ai shtoi se marrëdhëniet dypalëshe midis Pekinit dhe Moskës duhet të bazohen në "ndihmë reciproke, integrim të thellë, inovacion dhe pionier, dhe përfitim reciprok".

Matvienko, gjithashtu, potencoi se Rusia vazhdoi të bashkëpunojë me Kinën. 

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR