• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si në takim me Salivenin: Kina dhe SHBA-ja duhet të jenë burim i stabilitetit dhe paqes në botë

Si në takim me Salivenin: Kina dhe SHBA-ja duhet të jenë burim i stabilitetit dhe paqes në botë

Pekin, 29 gusht 2024 (MIA) - Kina dhe SHBA-ja duhet të jenë burim i sigurisë për paqen botërore dhe shtytës të zhvillimit të përbashkët, deklaroi presidenti i Kinës, Si Xhinping në takimin me këshilltarin amerikan për siguri kombëtare Xhejk Saliven, transmetojnë mediat shtetërore.

"Angazhimi i Kinës për zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndoshë të marrëdhënieve mes dy vendeve mbetet i pandryshuar", tha Si i cili sot në Pekin e priti këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë i cili prej të martën ndodhet për vizitë në Kinë. Ai është këshilltari i parë i sigurisë kombëtare që e viziton vendin që nga viti 2016.

Ato tetë vjet ishin periudhë në të cilën marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit u tensionuan për çështje të tregtisë dhe sigurisë.

Saliven më parë u takua me gjeneralin kinez dhe nënkryetarin e Komisionit qendror ushtarak, Xhang Juksi, si dhe me ministrin e jashtëm kinez Vang Ji. 

“Duke pasur parasysh gjendjen në botë dhe nevojën për menaxhim të përgjegjshëm të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kinës, mendoj se është një takim shumë i rëndësishëm”, theksoi Salivan për takimin me gjeneralin Xhang.

Shtëpia e Bardhë në lidhje me takimin e Salivenit me Vang Ji njoftoi se "të dyja palët patën një diskutim të sinqertë, thelbësor dhe konstruktiv mbi një sërë çështjesh dypalëshe, rajonale dhe globale". qa/

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR