• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si ministër i ri është e logjikshme që takimin e parë e pata me Arsovskën, thotë Penov

Si ministër i ri është e logjikshme që takimin e parë e pata me Arsovskën, thotë Penov
Shkup, 3 nëntor 2022 (MIA) – Është e natyrshme si ministër i ri i Vetëqeverisjes lokale ta filloj aktivitetin e parë me bashkësinë më të madhe të Vetëqeverisjes lokale, ndërsa ajo bashkësi është Qyteti i Shkupit dhe kryetarja Danella Arsovska, njëherësh edhe kryetare e BNJVL-së, deklaroi sonte ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, duke e shpjeguar arsyen për takimin e tij djeshëm me kryetaren Arsovska. Në "Vetëm intervistë" në Kanal 5, Penov potencoi se ka dashur t'i dëgjojë problemet me të cilat përballet Qyteti i Shkupit dhe të shohë se çfarë mund të ndryshojë dhe të përmirësohet. Takimin e përshkroi si pozitiv dhe u pajtua se "zjarret" që janë duke ndodhur në Qytetin e Shkupit kanë prapavijë politike.

QËNDRONI TË LIDHUR