• e mërkurë, 22 janar 2025

Si me mesazh për Putinin: Kina dhe Rusia gjithmonë shkojnë "dorë për dore"

Si me mesazh për Putinin: Kina dhe Rusia gjithmonë shkojnë

Pekin, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping tha se Kina dhe Rusia gjithmonë kanë shkuar "dorë për dore" në rrugën e vërtetë, njoftoi sot agjencia kineze Ksinhua, disa muaj pasi të dy vendet u pajtuan për "epokë të re të partneritetit strategjik" për çështjet kyçe.

Të dy liderët në maj u pajtuan t'i thellojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të bashkëpunojnë për çështje nga interesi i ndërsjellë, siç janë Tajvani, Ukraina dhe rivali i përbashkët SHBA.

Mediat ruse, gjithashtu citojnë deklaratën e ambasadorit rus në Pekin nga e premtja e kaluar se Si do ta vizitojë Rusinë në vitin 2025.

Duke shkëmbyer urimet e Vitit të Ri me presidentin rus Vladimir Putin, Si lavdëroi besimin e ndërsjellë dhe kordinimin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe shprehu dëshirë të mbajë lidhje të ngushta me Putinin.

"Bashkëpunimi kinez-rus në fusha të ndryshme do të vazhdojë të çojë në mundësi të reja për zhvillim", shtoi Si.

Presidenti kinez në vitin 2023 ishte pritur në Kremlin si një "mik i dashur", pasi siguroi një mandat të tretë të paparë në krye të shtetit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR