• e premte, 05 dhjetor 2025

Si: Marrëdhëniet Kinë - Rusi janë më stabile dhe strategjikisht të rëndësishme mes fuqive të mëdha

Si: Marrëdhëniet Kinë - Rusi janë më stabile dhe strategjikisht të rëndësishme mes fuqive të mëdha

Pekin, 26 gusht 2025 (MIA) - Presidenti kinez, Si Xhinping sot i vlerësoi marrëdhëniet e Kinës me Rusinë si "më stabile" dhe "strategjikisht të rëndësishme" mes fuqive të mëdha, kumtoi televizioni shtetëror CCTV.

Si këtë e deklaroi në pekin gjatë takimit me kryetarin e Dumës ruse, Dhomën e poshtme të parlamentit rus, Vjaçesllav Volodin.

Takimi u realizua vetëm disa ditë para vizitëssë presidentit rus, Vlladimir Putin në Kinë, për samitin e Organizatës së Shangair për bashkëpunim, më 31 gusht dhe 1 shtator në Tjenxhin, dhe parakalimit të madh ushtarak me rastin e fitores mbi Japoninë në Luftën e Dytë Botërore më 3 shtator në Pekin.

Presidenti kinez theksoi se në një botë turbulente dhe ndryshuese, marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë janë "më stzabile, më të pjekura dhe strategjikisht të rëndësishme mes fuqive të mëdha", kumtoi CCTV.

"Lidhjet bilaterale janë burim stabil i paqes botërore", tha Si.

Sipas tij, Kina dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë për t'i mbrojtur interesat e dy vendeve në fushën e sigurisë dhe zhvillimit, ta mbështesin "multilateralizmin e vërtetë dhe të promovojnë rend ndërkombëtar që po zhvillohet drejt drejtësisë dhe një drejtësie më të madhe".

Putin rregullisht e prezanton presidentin kinez si "mik të madh të Rusisë".

Kina asnjëherë nuk e ka dënuar ofenzivën e Rusisë kundër Ukrainës, ndërsa shumë nga aleatët e Ukrianës dyshojnë se Pekini e mbështetë Moskën.

Kina pohon se është neutrale dhe i akuzon vendet perëndimroe për vazhdim të armiqësisë me armatim të Ukrainës. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR