• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Si: Luftërat tregtare e dëmtojnë rendin ekonomik global, posaçërisht të vendeve në zhvillim

Si: Luftërat tregtare e dëmtojnë rendin ekonomik global, posaçërisht të vendeve në zhvillim

Hanoi, 15 prill 2025 (MIA) - Luftërat tregtare do ta minojnë sistemin ndërkombëtar tregtar, stabilitetin e rendit ekonomik global dhe interesat legjitime të të gjitha vendeve në botë, posaçërisht të vendeve në zhvillim, deklaroi sot presidenti kinez, Si Xhinping.

Si, gjatë takimit me kolegun e tij vietnamez, Luong Kuong në Hanoi, tha se Kina dhe Vietnami duhet bashkarisht t'i kundërvihen politikës së fuqisë dhe unilateralizmit.

Si bëri urime për 95-vjetorin e themelimit të Partisë komuniste të Vietnamit, 80-vjetorin e themelimit të Vietnamit dhe 50-vjetorit të çlirimit të Jugut.

Duke cekur se këtë vit shënohen 75 vite nga marrëdhëniet diplomatike mes Kinës dhe Vietnamit, Si tha se marrëdhëniet mes dy vendeve gjatë asaj kohe kanë arritur jo vetëm vëllazëri dhe solidaritet, por edhe bashkëpunim në industrinë automobilistike. ab/

Foto: MIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR