• e hënë, 23 dhjetor 2024

Si: Kina është e gatshme të jetë mike dhe partnere e SHBA-së, kjo do t'i sjellë dobi botës

Si: Kina është e gatshme të jetë mike dhe partnere e SHBA-së, kjo do t'i sjellë dobi botës

Pekin, 16 tetor 2024 (MIA) – Presidenti kinez Si Xhinping deklaroi se partneriteti i suksesshëm mes Kinës dhe SHBA-së është mundësi që të dyja vendet të jenë shtytëse të zhvillimit të ndërsjellë, ndërsa jo pengesë, informuan mediat shtetërore kineze.

“Kina është e gatshme të jetë partnere dhe mike e SHBA-së. Kjo do të jetë në dobi jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për botën”, tha Si në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve për vitin 2024 të Komitetit Kombëtar për Marrëdhënie mes SHBA-së dhe Kinës, transmetoi CCTV.

Si theksoi se marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë në mesin e marrëdhënieve më të rëndësishme dypalëshe në botë dhe ndikojnë në të ardhmen dhe fatin e njerëzimit. 

Të dyja vendet kanë mospajtime rreth çështjeve për sigurinë kombëtare, kontestet aktuale tregtare, si dhe aktivitetet e Kinës në Detin Jugor të Kinës dhe intensifikimin e stërvitjeve ushtarake rreth Tajvanit. 

Marrëdhëniet tregtare u përkeqësuan gjatë vitit të kaluar dhe u përqendruan në çështje siç janë kufizimet e automjeteve elektrike dhe gjysmëpërçues të avancuar. 

“Kina gjithnjë ka menaxhuar me marrëdhëniet kineze-amerikane në bazë të parimeve të respektimit të ndërsjellë, bashkëjetesës së qetë dhe bashkëpunimit mes të dyja palëve dhe gjithnjë ka besuar se suksesi i Kinës dhe i SHBA-së është mundësi edhe për të dyja vendet”, tha Si. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR