Si: Bashkëpunimi mes Kinës dhe Rusisë tregon moment të mirë
- Post By Fami Bajrami
- 19:16, 17 qershor, 2022

Shën Peterburg, 17 qershor 2022 (MIA)- Presidenti kinez Si Xhinping në videon e xhiruar të Forumit ndërkombëtar ekonomik në Shën Peterburg ka thënë se bashkëpunimi mes Kinës dhe Rusisë tregon moment të mirë.
Presidenti i Kinës ka thënë se ka besim të plotë në kondicionin e ekonomisë kineze. “Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Rusinë dhe të gjitha vendet e tjera që të eksplorojë perspektivat e zhvillimit, për të ndarë mundësitë e rritjes dhe për të dhënë një kontribut të ri në thellimin e bashkëpunimit global të zhvillimit dhe ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”, shtoi Si.
Presidenti rus Vlladimir Putin nga ana tjetër, ka theksuar se marrëdhëniet e afërta të Rusisë me Kinën nuk ndërlidhen me zhvillimet gjeopolitike.
“Bashkëpunimi i Rusisë me Pekinin zhvillohet nga potenciali i Kinës, jo nga zhvillimet e fundit gjeopolitike”, theksoi Putini pas fjalimit të Xhinpingut.
Presidenti Si theksoi se themelet e ekonomisë kineze - qëndrueshmëria e saj e fuqishme, potenciali i madh dhe qëndrueshmëria afatgjate mbeten të pandryshuara.
“Kemi besim të plotë në zhvillimin ekonomik të Kinës. Kina do të vazhdojë të promovojë zhvillim me cilësi të lartë, të zgjerojë hapjen e vendit ndaj standardeve të larta”, tha ai.