• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shumica e banorëve të BE-së besojnë në fitoren e Ukrainës

Shumica e banorëve të BE-së besojnë në fitoren e Ukrainës

Berlin, 16 shkurt 2023 (MIA) - Shumica e banorëve të BE-së - 61 për qind besojnë se Ukraina do të fitojë në konfliktin me Rusinë, sipas hulumtimit të realizuar nga fondacioni gjerman Bertelsman.

Gjermanët  janë më shumë skeptikë nga mesatarja, 55 për qind e tyre besojnë në fitoren e Ukrainës. 

Në anketën me 13.300 persona, 68 për qind e të anketuarve pajtohen me deklaratën se "sulmi ndaj Ukrainës është sulm ndaj gjithë Evropës". Madje 79 për qind e polakëve dhe 78 për qind e spanjollëve pajtohen me këtë deklaratë.

Në lidhje me sanksionet financiare dhe ekonomike të shpallura për Rusinë, vetëm 40 për qind e të anketuarve besojnë në efikasitetin e tyre, ndërsa më pak të bindur janë gjermanët, vetëm 35 për qind e tyre.

Rreth 66 për qind e të anketuarve ia atribuojnë Rusisë "përgjegjësinë kryesore" për luftën, 11 për qind besojnë se amerikanët janë fajtorë për luftën, ndërsa pesë për qind e tyre fajësojnë njëjtë Ukrainën dhe NATO-n.

Polonia po shkëputet sërish nga pjesa tjetër e BE-së, 88 për qind e polakëve besojnë se Rusia është fajtori kryesor i luftës. Nga ana tjetër, 54 për qind e italianëve besojnë se Rusia është fajtore për luftën, ndërsa 23 për qind e tyre fajësojnë SHBA-në ose NATO-n. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR