• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova në Samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike – COP28 në Dubai

Shukova në Samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike – COP28 në Dubai

Shkup, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, prej sot deri më 9 dhjetor do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike, i cili mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shukova, siç paralajmërojnë nga kabineti i saj, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në disa ngjarje, duke përfshirë një fjalim përmbyllës pas nënshkrimit të Marrëveshjes për platformën e investimeve për tranzicionin energjetik me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një tryezë e rrumbullakët me Ministrat e Komunitetit energjetik, si dhe një sërë takimesh dypalëshe, mes të cilave edhe me drejtorin ekzekutiv të UNOPS-it.

Pritjet nga Samiti janë rishikimi i arritjeve të deritanishme të synimeve kombëtare dhe globale dhe përcaktimi i rrugës për aktivitetet e ardhshme. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR