• e martë, 14 maj 2024

Shuhet zjarri afër Kalasë së Shkupit, digjen pesë automjete

Shuhet zjarri afër Kalasë së Shkupit, digjen pesë automjete

Shkup, 6 prill 2024 (MIA) - Është shuar zjarri që shpërtheu pasditen e sotme nën Kalanë e Shkupit, tek ish poligoni ku ishin përfshirë pesë vetura të udhëtarëve.

Zjarrfikësit punojnë në pastrimin e terrenit, ndërsa të pranishëm janë edhe ekipe për konstatimin e shkaqeve që sollën deri te zjarri.

Xvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit deklaroi për MIA-n se me ndërhyrjen e zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe se ka vetëm dëme materiale. 

“Në shuarjen e zjarrit kanë qenë të përfshirë katër automjete kundër zjarreve dhe 13 zjarrfikës”, ka thënë Tomovski.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR