Shtyhen zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiakun e Tiranës, Gjykata Kushtetuese suspendon dekretin e presidentit Begaj
- Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka suspenduar dekretin e presidentit Bajram Begaj i cili përcakton 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
- Post By Fami Bajrami
- 13:05, 10 tetor, 2025
Tiranë, 10 tetor 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka suspenduar dekretin e presidentit Bajram Begaj i cili përcakton 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Zyrtarisht, Gjykata kumtoi se vendimi është marrë unanimisht dhe se padia e ngritur nga ish kryetari i bashkisë Erion Veliaj do të vazhdojë në seancë plenare publike që do të mbahet më 31 tetor. Pavarësisht vendimit përfundimtar të gjykatës, zgjedhje në Tiranë nuk mund të ketë për të paktën 20 ditë nga miratimi i saj.
"Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht që çështja e iniciuesit Erion Veliaj të shqyrtohet në seancë plenare publike më 31 tetor 2025 dhe të suspendojë dekretin presidencial për pjesën që përcakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës", shpjegohet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.
Avokatët e Veliajt, ndërsa ky i fundit ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti nën dyshimin për korrupsion dhe pastrim parash, dorëzuan ankesë në Gjykatën Kushtetuese më 2 tetor kundër dekretit të presidentit Begaj, duke argumentuar se vendimi i qeverisë për ta shkarkuar atë nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës është jokushtetues.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk ndikon në pesë bashkitë e tjera të Vlorës, Beratit, Matit, Tepelenës dhe Cerikut, ku do të zgjidhen kryetarët e ri të komunave më 9 nëntor.
Në një njoftim të shkurtër për shtyp, zyra presidenciale deklaroi se "institucioni i presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese".