• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtutgart cajtung: Trendi i "shrinkflacionit” po përhapet në Ballkanin Perëndimor

Shtutgart cajtung: Trendi i

Berlin, 1 shtator 2023 (MIA) - Bukëpjekësit në Ballkan po pjekin bukë gjithnjë e më të vogla në kohë krize, ndërsa më pak për të njëjtat para është përshkrimi më i mirë i trendit të fshehjes së rritjes së çmimeve duke ulur sasinë e produkteve dhe paketimin, por jo edhe çmimin, shkruan gazeta gjermane “Shtutgart cajtung”.

Duke kombinuar fjalën angleze "shrink" (shrink) që do të thotë mbledhje/zbritje, dhe fjalën inflacion, ekonomistët krijuan termin "shrinkflacion" për këtë fenomen.

Kjo praktikë, shkruan gazeta, po shkakton gjithnjë e më shumë dhimbje koke për vendet me sistem të dobët të mbrojtjes së konsumatorit, siç janë kandidatët për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor.

“Shtutgart cajtung” shkruan se një nga furrat më të njohura në Beograd quhet “Bukë dhe kifle”, por se duhet të quhet “Si buka bëhet kifle”, sepse “të gjitha prodhimet e bukës po bëhen gjithnjë e më të vogla” – e transmeton gazeta  një gruaje të zemëruar para asaj furre në Beograd.

Më pak për të njëjtat para është parimi i rritjes së fshehur të çmimeve duke ulur sasinë e produkteve, shkruan gazeta.

“Së pari kemi një shpërthim çmimesh. Më pas, jo vetëm buka, por edhe çokollatat, letrat higjienike, gotat me kos apo patatinat ndikohen dukshëm nga sasia e reduktuar, të cilën konsumatorët mezi e regjistrojnë në fillim – me sasi më të vogla të produkteve të tyre, mbi të gjitha, kompanitë e industrisë ushqimore po përpiqen të ruajnë çmimet në dukje pavarësisht inflacionit”, shkruan gazeta.

“Shtutgart cajtung” megjithatë pranon se “ulja” si trend nuk kufizohet vetëm në Ballkan, por për këtë praktikë ankohen edhe avokatët e konsumatorëve në Gjermani. ls/

Foto: Arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR