• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shtrenjtothen benzinat dhe dizeli

Shtrenjtothen benzinat dhe dizeli

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Benzinat nga mesnata shtrenjtohen për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i dizel-karburanteve rritet për dy denarë, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRE). Një litër BS-95 do të kushtojë 78 denarë, BS-98 do të kushtojë 80 denarë për litër, ndërsa dizeli do të jetë 70,5 denarë.

Sipas KRE-së, vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohet për dy denarë dhe një litër do të kushtojë 70,5 denarë.

Rritet edhe çmimi i mazutit për 0,473 denarë, kështu që një kilogram do të kushtojë 44.507 denarë.

Me vendim të KRE-së kryhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,69 për qind në krahasim me vendimin e datës 10.10.2024. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR