Shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës mbetet i njëjtë
- Çmimet e dizelit nga mesnata do të shtrenjtohen për 2,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhimin e mbeturinave komunale (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 2.06 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm.
- Post By Fami Bajrami
- 15:17, 19 qershor, 2025
Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) – Çmimet e dizelit nga mesnata do të shtrenjtohen për 2,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhimin e mbeturinave komunale (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 2.06 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm.
Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 70 denarë për litër, njëjtë edhe vaji ekstra i lehtë për karburant (EL-1), EUROSUPER BS - 95 do të vazhdojë të shitet për 76, ndërsa EUROSUPER BS - 98 për 78 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së çmimi me pakicë i naftës M-1 NS do të rritet për 1,149 denarë për kilogram dhe do të kushtojë 40,928 denarë.
Nga KRRE thonë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht për benzinën edhe atë për 3.305 për qind, te nafta 8.111, vaji ekstra i lehtë 7.554 dhe tek mazuti prej 5.146 për qind. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit, sipas të cilit u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0.8039 për qind.
Foto: arkivi i MIA-s