Shtrenjtohen derivatet
- Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga mesnata do të rritet për 2,00 denarë, EURODIZEL (D-E V) shtrenjtohet për 0,50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 4,00 denarë për litër, njofton Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
- Post By Fami Bajrami
- 13:52, 19 maj, 2025
Shkup, 19 maj 2025 (MIA) - Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga mesnata do të rritet për 2,00 denarë, EURODIZEL (D-E V) shtrenjtohet për 0,50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 4,00 denarë për litër, njofton Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Çmimi i ri i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 75,50 denarë, ai EURODIZEL BS (D-E V) 67,00, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet 69,00 denarë për litër.
Çmimi i EUROSUPER BS - 98 nuk ndryshon dhe mbetet 77,50 për litër.
Për 0,279 denarë rritet Çmimi i mazutit M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 36,808 denarë.
Foto: MIA