Shteti Islamik ka vrarë 14 persona në Afganistan
- Sulmues të armatosur kanë vrarë 14 persona dhe kanë plagosur katër në provincën qendrore afgane, Dajkundi, e cila është e banuar kryesisht nga hazarë, raportojnë mediat lokale.

Kabul, 13 shtator 2024 (MIA) - Sulmues të armatosur kanë vrarë 14 persona dhe kanë plagosur katër në provincën qendrore afgane, Dajkundi, e cila është e banuar kryesisht nga hazarë, raportojnë mediat lokale.
Viktimat e sulmit janë banorë të provincës Dajkundi, të cilët kanë dashur t'i presin pelegrinët.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, myftiu Abdul Matin Kani, mbrëmë e ka konfirmuar incidentin, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin.
Foto: Arkivi i MIA-s