• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtetet federale në SHBA e padisin Metën për dëmtim të shëndetit mendor të të rinjve

Shtetet federale në SHBA e padisin Metën për dëmtim të shëndetit mendor të të rinjve

Uashington, 24 tetor 2023 (MIA) - Një grup prej 33 shtetesh federale amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe Nju-Jorkun, sot ngritën padi kundër Metës për pretendimin se ka dëmtuar shëndetin mendor të të rinjve dhe krijimin me vetëdije të funksioneve në Instagram dhe Fejsbuk që i bëjnë fëmijet të varur nga ato rrjete sociale.

Në padinë e paraqitur në gjykatën e Kalifornisë, shtohet se "Meta" mbledh në mënyrë rutinore të dhëna për fëmijë nën 13 vjet pa pëlqimin e prindërve të tyre, që është shkelje e ligjeve federale, njoftuan mediat amerikane.

"Fëmijët dhe adoleshentët vuajnë nga shëndeti i dobët mendor, ndërsa fajin e kanë kompanitë për rrjete sociale si Meta", tha prokurorja e Nju-Jorkut, Letisha Xhejms. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR