• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtetasit e Kosovës prej sot udhëtojnë pa viza në BE

Shtetasit e Kosovës prej sot udhëtojnë pa viza në BE

Prishtinë, 1 janar 2024 (MIA) - Regjim pa viza për shtetasit e Kosovës ka hyrë në fuqi prej sot dhe mundëson që ata të udhëtojnë në BE pa pasur nevojë për nxjerrje të vizave për periudhën e qëndrimit deri në tre muaj. 

Regjimi i ri ishte aktivizuar në mesnatë, me çka Kosova u bë vendi i fundit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të cilave u ishte miratuar heqja e vizave për BE. 

Reformën në Prishtinë e përjetojnë si edhe një hap drejtë njohjes së plotë dhe nxitjes së ambicies së vendit, i cili shpalli pavarësinë në vitin 2008, të hyjë në BE, raporton "Zëri i Amerikës". 

Sipas Komisionit Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, Kosova deri në vitin 2018 i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për udhëtim pa viza, duke përfshirë edhe menaxhimin me kufijtë dhe emigrimin. 

Rregullat e reja do t'u mundësojnë qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë në BE pa viza për periudhë të qëndrimit prej 90 ditëve në kuadër të çdo periudhe prej 180 ditë. 

Para se BE-ja ta heqë regjimin pa viza me Kosovën, poseduesit e pasaportës së saj mund të udhëtonin pa viza vetëm në 14 vende të botës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR