• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtatëmbëdhjetë të vdekur në tre incidente si pasojë e rrjedhjes së gazit në Algjeri

Shtatëmbëdhjetë të vdekur në tre incidente si pasojë e rrjedhjes së gazit në Algjeri

Algjer, 11 janar 2023 (MIA) – Shtatëmbëdhjetë persona humbën jetën brenda dy ditëve në tri incidente të ndara me rrjedhjen e gazit në Algjeri, lajmëroi sot televizioni "Alghad".

"I lus të gjitha familjet që të jenë të kujdesshme që të shmangen aksidente të tilla të rënda në të cilat ka viktima të të gjitha moshave", tha ministri algjerian i Punëve të Brendshme Kamel Bellud.

Ai shfaqi shpresë se qytetarët do t'i marrin parasysh udhëzimet për parandalimin e rrezikut nga mbytja me gaz. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR