• e premte, 05 korrik 2024

Shtatëdhjetë mijë njerëz të ngujuar në baltë pas të reshurave të fuqishme në festivalin në Nevada, një person e ka humbur jetën

Shtatëdhjetë mijë njerëz të ngujuar në baltë pas të reshurave të fuqishme në festivalin në Nevada, një person e ka humbur jetën

Uashington, 3 shtator 2023 (MIA) - Është ngritur hetim për vdekjen e një personi gjatë të reshurave të mëdha në festivalin "Burning Man", i cili mbahet në shtetin federal amerikan, Nevada. Rrethanat për vdekjen ende janë të panjohura.

Rreth 70 mijë njerëz janë ngujuar në vendin e festivalit, pasi të reshurat e kanë shndërruar rërën në shkretëtirë në baltë të thellë, të rrëshqitshme. Rrugët hyrëse dhe dalëse janë mbyllur pasi automjetet mezi qarkullojnë nëpër to.

Festivali i njohur "Burning Man" mbahet në shkretëtirën Blek Rok, e cila zakonisht është e thatë.

Zyra e sherifit në qarkun Pershing njoftoi se në këtë moment po e heton vdekjen, që ka ndodhur gjatë të reshurave. bsh/

Foto: Printskrin/Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR