• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtatë viktima gjatë shkëmbim zjarrit në Meksikë

Shtatë viktima gjatë shkëmbim zjarrit në Meksikë

Meksiko Siti, 20 maj 2025 (MIA) - Shtatë persona janë vrarë dje në përleshjen me armë në shtetin meksikan Guanahuota, ku tashmë prej kohësh sundon dhuna. 

Krimi ndodhi në sheshin në San Bartolo de Berios në komunën San Felipe në pjesën qëndrore të vendit. 

Policia gjeti trupat e shtatë burrave dhe një furgon të dëmtuar, si dhe dy mesazhe të lidhura me kartelin "Santa Rosa de Lima" - njëra nga organizatat kriminale që vepron në këtë rajon. 

Shteti i Guanahuatos është një qendër industriale dhe turistike ku ndodhen zyrat e prodhuesve të makinave "Mazda" dhe Tojota".

Ai është gjithashtu qendër përplasjesh midis kartelit "Halisko - gjenerata e re" i përfshirë në listën e SHBA-së si organizatë terroriste dhe "Santa Rosa de Lima". 

Vitin e kaluar, Guanahuato u shpall si shteti me më shumë vrasje në Meksikë - 3.151, që përbën rreth 10,5 për qind të të gjitha vrasjeve të kryera në vend. qa/

Foto: arkivi i EPA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR