• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtatë turistë e humbën jetën në pjesën indiane të Himalajeve pasi që u goditën nga orteku

Shtatë turistë e humbën jetën në pjesën indiane të Himalajeve pasi që u goditën nga orteku

Nju-Delhi, 4 prill 2023 (MIA) - Orteku sot shkaktoi vdekjen e shtatë turistëve në shtetin indian të Himalajeve, Sikim, në afërsi të vendkalimit malor afër rajonit kinez të Tibetit, ndërsa shpëttimtarët e ndërprenë gjurmimin e trupave me ardhjen e natës.

Armata kumtoi se së paku 20 njerëz u shpëtuan pasi që disa automjete të cilët transportonin turistë drejt vendkalimit Natu La, mes Sikimit dhe Tibetit, ishin goditur nga orteku.

Policia lokale shtoi se tetë tl mbujetuar janë në gjendje kritike.

Në dy vitet e fundit disa orteqe i goditën Himalajet indiane, me ç'rast jetën e humbën së paku 120 njerëz.

Ekipet e shpëtimit paraprakisht kumtuan se druajnë se së paku 70 njerëz janë ngujuar nën borë në vendin e fatkeqësisë, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti Gantok.

Përndryshe, orteku i goditi njerëzit derisa fotografoheshin nl afërsi të ujëvarës. Fotografitë e publikuara nga Minsitria indiane e Mbrojtjes tregojnë se shpëtimtarët pi gërmojnë me lopata në afërsi të ujëvarës.

me kemanizëm të rëndë po punohet në pasrtrimin e borës që e la pas orteku, tregojnë fotografitë.

Pas pastrimit të borës nga rruga, janë shpëtuar edhe 350 turistë dhe 80 automjete, ceket në kumtesën e armatës.

Çdo vit, mijëra turistë e vizitojnë shtetin Sikim, të quajtur "Toka e shkëlqimit mistik", që ndodhet nën malin Kançenxhunga, mali i tretë më i larët në botë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR