• e premte, 22 nëntor 2024

Shtatë të plagosur në një sulm të dyshimtë në një qendër tregtare në Tel-Aviv

Shtatë të plagosur në një sulm të dyshimtë në një qendër tregtare në Tel-Aviv

Tel-Aviv, 1 tetor 2024 (MIA) - Së paku shtatë persona janë plagosur nga të shtënat vonë pasdite në një qendër tregtare në Tel-Aviv, sipas shërbimeve të urgjencës, në, siç kumtoi policia, sulm të dyshimtë "terrorist".

"Së paku shtatë persona janë plagosur në dy vende të ndryshme", tha shefi i ndihmës së shpejtë mjekësore, Eli Bin.

Dy nga personat e plagosur janë në gjendje kritike.

Së paku dy terroristë, njëri prej të cilëve i armatosur me pushkë automatike, kryen sulm në Jafa, sipas inserteve nga kamerat mbikëqyrëse.

Sipas disa mediumeve izraelite, njëri prej tyre ishte qëlluar nga policia. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR