Shtatë të plagosur gjatë të shtënave në Arizona, personi i armatosur në arrati
- Shtatë persona janë dërguar në spital pas të shtënave që kanë ndodhur mbrëmë sipas kohës lokale në Juma të Arizonës.
- Post By Fami Bajrami
- 16:41, 14 maj, 2023

Juma, 14 maj 2023 (MIA) – Shtatë persona janë dërguar në spital pas të shtënave që kanë ndodhur mbrëmë sipas kohës lokale në Juma të Arizonës.
Sipas Ej-Bi-Si Njuz, policia ka marrë një alarm për të shtëna rreth orës 23. Ata kanë dalë në vendngjarje dhe kanë hasur në disa të plagosur.
Policia ende nuk e ka arrestuar të dyshuarin për sulmin, por nuk ka ndonjë kërcënim të mëtejshëm për popullatën vendase, deklaroi për gazetarët shefi i policisë lokale.
Foto: Arkivi i MIA-s