• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shtatë platforma kryesore onlajn deri te KE kanë dorëzuar raportet e tyre të para për transparencë

Shtatë platforma kryesore onlajn deri te KE kanë dorëzuar raportet e tyre të para për transparencë

Bruksel, 26 tetor 2023 (MIA) - Shtatë platforma kryesore onlajn deri te Komisioni Evropian kanë dorëzuar raportet e tyre të para për transparencë, si pjesë e obligimeve të tyre sipas Ligjit për shërbime digjitale të BE-së (DSA), njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

Siç kumtoi sot Komisioni Evropian, bëhet fjalë për Amazon, LinkedIn, TikTok, Pinterest, Snapçat, Zalando dhe Bing.

Afati për dorëzimin e raporteve për transparencë nga ana e platformave të tjera kryesore onlajn skadon më 6 nëntor.

Konform ligjit për shumë platforma të mëdha onlajn dhe kërkues janë më të zëshëm Fejsbuk, Instagram, Tiktok, Iks (ish Tuiter), Jutjub, Snapçat, LinkedIn, Pinterest, Amazon, Buking, AliEkspres, Zalando, Gugëll Shoping, Gugëll Srç, Gugl Maps, Bing, Uikipedia, Gugël dhe Ejpëll. Fjala është për platformat e internetit të cilat sipas statistikave në muaj vizitohen nga mbi 45 milionë evropianë. Ata kanë për detyrë të publikojnë këto raporte për transparencë në çdo gjashtë muaj. ms/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR