Shtatë persona e kanë humbur jetën në uraganin Melisa, i cili po afrohet drejt bregut perëndimor të Xhamajkës
- Shtatë persona deri tani e kanë humbur jetën në uraganin Melisa, i cili është vlerësuar si cikloni tropikal më i fuqishëm në Tokë këtë vit, raporton Ej-Bi-Si Njuz.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:13, 28 tetor, 2025
Kingston, 28 tetor 2025 (MIA) - Shtatë persona deri tani e kanë humbur jetën në uraganin Melisa, i cili është vlerësuar si cikloni tropikal më i fuqishëm në Tokë këtë vit, raporton Ej-Bi-Si Njuz.
Melisa është afruar drejtë bregut perëndimor të Xhamajkas. Tre persona e kanë humbur jetën në Xhamajka, tre në Haiti dhe një në Republikën Dominikane, ku edhe një person e ka humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë së Xhamajkës njoftoi se kanë ndodhur disa aksidente gjatë përgatitjeve për stuhinë, përfshirë rrëzime nga çatitë dhe goditje elektrike.
Kryeministri i Xhamajkës, Endru Holms i paralajmëroi banorët se infrastruktura e rajonit nuk është në gjendje të përballojë një stuhi të kategorisë 5.
Sipas numrave zyrtar, 15 persona janë lënduar, kryesisht në aksidente rrugore dhe gjatë përpjekjes për t'i siguruar shtëpitë e tyre.
Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së ka lëshuar paralajmërim për banorët e Xhamajkës ndërsa Melisa afrohet drejt ishullit.
Uragani Melisa aktualisht ka erërat më të fuqishme të regjitstruara ndonjëherë në vitin 2025, ndërsa autoritetet lokale në të gjithë rajonin paralajmërojnë banorët të evakuohen nga zonat bregdetare dhe të qëndrojnë në strehimore derisa stuhia të kalojë. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s