• e mërkurë, 08 janar 2025

Shtajnmajer: Retorika kundër emigracionit mund ta dëmtojë ekonominë gjermane

Shtajnmajer: Retorika kundër emigracionit mund ta dëmtojë ekonominë gjermane

Hoshimin, 24 janar 2024 (MIA) - Presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer sot paralajmëroi se rritja e retorikës ekstreme djathtiste për dëbimin e dhunshëm të të huajve nga Gjermania, seriozisht mund ta dëmtojë ekonominë e vendit, lajmëroi DPA.

Shtajnmajer gjatë vizitës së tij në Vietnam tha se armiqësia ndaj emigrantëve është shqetësim që vazhdimisht ceket në takimet e tij me komunitetin afarist gjerman.

"Shumë sipërmarrës e vërejnë këtë: nëse për Gjermaninë flitet me shqetësim, se vendi po lëvizë politikisht, se ne mbyllemi në vetvete dhe i japim liri diskriminimit apo nënçmimit të njerëzve, kjo e dëmton ekonominë", tha Shtajnmajer në Hoshimin.

Theksi gjatë viitëssë tij shtetërore në Vietnam janë përpjekjet për regrutim të punëtorëve të kualifikuar për punë në Gjermani.

"komapnitë gjermane vazhdimisht ankoheshin për munggesë të fuqisë punëtore me kualifikim të lartë dhe vështirësitë për t'u gjetur kuadri i duhur. Shqetësimi për mbështetjen e rritur për politikën e së djathtës ekstreme në Gjermani është temë e rëndësishme në bisedimet edhe në Vietnam edhe në Gjermani", tha Shtajnmajer.

Ai i lavdëroi protestat masive nëpër Gjermani kundër partisë Alternativa prë Gjermaninë dhe organizatat e tjera ekstreme djathtiste si shenjë e qartë për demokraci dhe tolerancë.

"Qendra demokratike e shoqërisë sonë u zgjua dhe po e ndjen përgjegjësinë e vet", theksoi Shtajnmajer. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR