• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtajnmajer: Evropa duhet të investojë më shumë në prodhimtarinë për mbrojtje

Shtajnmajer: Evropa duhet të investojë më shumë në prodhimtarinë për mbrojtje

Rigë, 8 korrik 2025 (MIA) - Presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnajer sot u bëri thirrje partnerëve evropianë të përfshihen në bashkëpunim më të afërt në prodhimtari dhe furnizim të mbrojtjes, gjatë vizitës në Rigë, në ditën e fundit të udhëtimit të tij baltik.

"Duhet të investojmë më shumë në industrinë e mbrojtjes", tha Shtajnmajer në konferencën për shtyp me kolegun e tij letonez, Edgars Rinkeviçs.

Ai shtoi se nevojitet bashkëpunim shumë më i afërt dhe më i mirë në Evropë në prodhimtari, ndërkaq gjithashtu edhe në furnizim, me qëllim, siç tha, të mbyllen zbrazëtirat në kapacitetet ushtarake.

Shtajnmajer shtoi se invazioni rus në Ukrainë tregoi se nevojiten më shumë kapacitete, përfshirë edhe "këtu në Baltik".

Rinkeviçs tha se Letonia kërkon mënyra për të ndërtuar kapacitete prodhuese për pajisje mbrojtëse dhe municion.

Ai i quajti marrëdhëniet mes Berlinit dhe Rigës "me të vërtetë të shkëlqyeshme".

"Letonia e sheh Gjermaninë si aleate të rëndësishme të NATO-s për sigurinë e Detit baltik dhe si partnere në BE", tha Rinkeviçs, duke e cekur stacionimin e brigadës blinduese gjermane në Lituaninë fqinje si nxitje për siguri rajonale.

Dy presidentët mbajtën drekë pune me përfaqësues të kompanive gjermane mbrojtëse.

Liderët e vizituan edhe Braunshvajg, korvetë e marinës gjermane e ankoruatr mu afër pallatit presidencial në Rigë.

Anija ushtarake merr pjesë në misionin e NATO-s të quajtur "Roja baltike", që ka për qëllim ta përmirësojë sigurinë në rajonin e Detit baltik.

Para arritjes së Shtajnmajerit, Rinkeviçs në intervistë për DPA tha se beon që dëshira e Gjermanisë për të marrë më shumë përgjegjësi në BE dhe NATO është punë e mirë.

"Gjermania është fuqi e madhe evropiane dhe qendër ekonomike. Prandaj, është logjike që Gjermania të ndërmarrë rol më të madh në sigurinë evropiane dhe politikën mbrojtëse. Kjo është për t'u përshëndetur", tha Rinkeviçs. ab/

fotо: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR