• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtajnmaer dhe Sholc: Sulmuesi në Solingen duhet të arrestohet shpejt dhe të ndëshkohet

Shtajnmaer dhe Sholc: Sulmuesi në Solingen duhet të arrestohet shpejt dhe të ndëshkohet

Berlin, 24 gusht 2024 (MIA) - Presidenti dhe kancelari gjerman Frank-Valter Shtajnmaer dhe Olaf Sholc sot deklaruan se sulmuesi që vrau tre persona dhe plagosi tetë në Solingen në perëndim të vendit, duhet të arrestohet shpejt dhe të dënohet rëndë.

Në bisedën telefonike me kryetarin e bashkisë së Solingenit, Tim Kurcbah, Shtajnamer shprehu ngushëllime për viktimat e sulmit dhe shpreson në shërimin e shpejtë të të lënduarve, kumton kabineti i presidentit.

Sholc në platformën X shkroi se është i tronditur nga sulmi në Solingen, duke theksuar se bëhet fjalë për një akt të tmerrshëm.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR