• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtajeh: Vuajtjet palestineze zgjasin 75 vite, nuk filluan më 7 tetor

Shtajeh: Vuajtjet palestineze zgjasin 75 vite, nuk filluan më 7 tetor

Paris, 9 nëntor 2023 (MIA) - Vuajtjet palestineze zgjasin 75 vite dhe nuk kanë filluar më 7 tetor, tha sot kryeministri i Administratës palesineze, Muhamed Shtajeh në Konferencën humanitare për Gazën në Paris. 

"Ne jemi viktima këtu. Mbrojtja nuk do të thotë okupim të vendit të huaj. Atë që e bën Izraeli nuk është luftë kundër Hamasit, por luftë kundët tërë popullit palestinez", tha Shtajeh.  

Ai e akuzoi Izraelin për "shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare" dhe shtoi se po kryhen krime kundër popullit palesinez.  

Shtajeh shtoi se e a.q. "bllokada", ose rrethimi total i Rripit të Gazës nga Izraeli, ka krijuar probleme duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe përpjekjet për të dëbuar banorët e Gazës që punojnë në Izrael.

Në konferencë fjalim mbajti edhe komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut në KB, Folker Tirk, i cili kritikoi Izraelin për evakuimin e dhunshëm dhe joligjor të civilëve.

Franca sot është nikoqir i konferencës së madhe humanitare ndërkombëtare për Gazën, të cilën presidenti Emanuel Makron e ka konvokuar për të plotësuar nevojat në rritje të enklavës së rrethuar palestineze, të cilat përfshijnë ushqim, ujë, energji elektrike dhe derivate, si dhe furnizime mjekësore. 

Në konferencë marrin pjesë më shumë se 50 delegacione të vendeve të ndryshme, mes të cilave edhe disa vende evropiane, SHBA-ja dhe fuqitë rajonale si Jordania, Egjipti dhe vendet e Gjirit Persik, si dhe Kombet e Bashkuara dhe organizata joqeveritare. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR