• e martë, 25 qershor 2024

Shtëpia e Bardhë: Vagner përgatitet të sigurojë mbrojtje ajrore për "Hezbollahun ose për Iranin“

Shtëpia e Bardhë: Vagner përgatitet të sigurojë mbrojtje ajrore për

Uashington, 21 nëntor 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë sot njoftoi se grupi mercenar rus Vagner përgatitet ta përforcojë mbrojtjen ajrore të lëvizjes libaneze Hezbollah ose regjimin në Teheran, si pjesë e "bashkëpunimit të paparë mbrojtës" mes dy kundërshtarëve amerikanë.

"Informacionet tona... tregojnë se Vagner, me urdhër të qeverisë ruse, është përgatitur të sigurojë kapacitet për mbrojtje ajrore ose të Hezbollahut ose Iranit", deklaroi zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare, Xhon Kirbi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR