• e premte, 22 nëntor 2024

Shtëpia e Bardhë: Ushtarët iranianë në Krime po ndihmojnë Rusinë në sulmet ndaj Ukrainës

Shtëpia e Bardhë: Ushtarët iranianë në Krime po ndihmojnë Rusinë në sulmet ndaj Ukrainës
Uashington, 20 tetor 2022 (MIA) – Ushtarët iranianë ndodhen në Krime, ku po ndihmojnë forcat ruse të kryejnë sulme me dronë të prodhimit iranian në Ukrainë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
“Sot ne mund të konfirmojmë se trupat ruse me bazë në Krime kanë operuar me dronë iranianë dhe i kanë përdorur në sulmet në Ukrainë, përfshirë edhe në Kiev në ditët e fundit”, tha Xhon Kirbi, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidencës amerikane.
“Ne vlerësojmë se ushtarët iranianë ishin në terren në Krime dhe se ata ndihmuan Rusinë në ato operacione. Nuk e di sa iranianë janë në Krime”, tha ai, duke lënë të kuptohet se ata janë ende atje, së bashku me forcat ruse.
Kirbi tha se Rusia ka marrë dhjetëra "dronë" deri më tani dhe do të vazhdojë t'i marrë ato, dhe vuri në dukje se SHBA-ja ka frikë se Rusia tani mund të përpiqet të marrë armë konvencionale iraniane si raketa tokë-tokë për përdorim në Ukrainë.
Ai saktësoi se iranianët në Ukrainë janë teknikë dhe mësues dhe se ushtarët rusë kryen sulme me "drone" që dëmtuan rëndë infrastrukturën ukrainase.
"Teherani tani është i angazhuar drejtpërdrejt në terren," tha Kirbi.
"SHBA-ja do të bëjë gjithçka që është e mundur për të zbuluar ato dërgesa armësh, për t'i penguar dhe luftuar ato," shtoi Kirbi dhe tha se SHBA-ja do të vazhdojë të zbatojë sanksione kundër shitjeve të armëve si për Rusinë ashtu edhe për Iranin. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR