• e diel, 22 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Ukraina ka arritur "përparim të dukshëm" në ofensivë

Shtëpia e Bardhë: Ukraina ka arritur

Uashington, 1 shtator 2023 (MIA) - Forcat ukrainase gjatë ditëve të fundit kanë arritur "përparim të dukshëm" kundër trupave ruse në ofensivën e tyre jugore, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. 

I pyetur për kritikat se fushata jugore e Kievit kundër forcave pushtuese ruse nuk ka bërë shumë përparim në tre muajt e fundit, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Xhon Kirbi, pranoi se lufta ka ecur më ngadalë se sa kishte shpresuar vetë Ukraina.

"Në 72 orët e fundit, ka pasur përparim të rëndësishëm nga forcat e armatosura ukrainase në atë vijë jugore," deklaroi Kirbi.

"Ata kanë arritur sukses të caktuar kundër asaj linje të dytë të mbrojtjes ruse", tha ai.

Ditët e fundit, analizat nga fushëbetejat perëndimore kanë treguar se forcat ukrainase po depërtojnë në linjat ruse disa kilometra midis Robotinit dhe Verboves në rajonin Zaporozhje.

Qëllimi i Kievit është të përparojë drejtpërdrejtë në jug në Detin Azov, duke ndërprerë hyrjen tokësore ruse në Krimenë e pushtuar, raportojnë mediat perëndimore. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR