• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtëpia e Bardhë: Trampi qëndron pas ministrit të mbrojtjes pas informatave të zbuluara nga Pentagoni

Shtëpia e Bardhë: Trampi qëndron pas ministrit të mbrojtjes  pas informatave të zbuluara nga Pentagoni

Uashington, 22 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp u ndal pas ministrit të mbrojtjes Pet Hegset, edhe krahas njoftimeve se ministri në grupin e mesazheve Signal, ku ishin të përfshirë edhe bashkëshortja e tij, vëllau dhe avokati i tij, shpërndau detaje për sulmin në mars ndaj huthëve jemenas proiranian.

Zbulimi se Hegset për herë të dytë ka përdorur sistem të pasigurt për dërgimin e mesazheve Signal për të shpërndarë detaje shumë të ndjeshme të sigurisë, vjen në një kohë të vështirë për të, kur përfaqësuesit zyrtarë të Pentagonit javën e kaluar u larguan nga pozitat pas hetimit të brendshëm për rrjedhjet e informacionit për shkak të përdorimit të tij paraprak të aplikacionit.

"Presidenti fuqishëm qëndron pas ministrit Hegset, i cili po bën një punë të shkëlqyer me udhëheqjen e Pentagonit. Ndërsa kjo ndodh kur gjithë Pentagoni punon kundër ju dhe kundër ndryshimeve të mëdha që dëshironi t'i bëni", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerolin Levit.

Sipas burimeve anonime, në këtë grup ka pasur detaje për sistemimin kohor të sulmeve ajrore ndaj huthëve në Jemen.

Në bisedën e dytë në Signal, Hegset ka shpërndarë detaje të sulmit të ngjashëm me ato të publikuara muajin e kaluar nga ana e revistës Atlantik, pasi në bisedë gabimisht është përfshirë edhe kryeredaktori i tij. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR