Shtëpia e Bardhë: Trampi e lëshoi Samitin e G7 më herët për shkak të situatës në Lindjen e Mesme
- Presidenti amerikan Donald Tramp e lëshoi Samitin e G7 në Kanada më herët për tu kthyer në Uashington për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, cituar nga DPA.
Uashington, 17 qershor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp e lëshoi Samitin e G7 në Kanada më herët për tu kthyer në Uashington për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, cituar nga DPA.
Sipas Levit, presidenti Tramp e ka lëshuar vendin turistik në Malet Shkëmbore, rreth 85 km nga Kalgari perëndimor, dhe do të kthehet në Uashington, ku duhet të vendosë për shumë çështje të rëndësishme. Ajo tha se në samitin, i cili zyrtarisht filloi dje, është arritur shumë, por ngjarjet në Lindjen e Mesme kërkojnë që presidenti të kthehet në Uashington. Tramp do ta lëshojë Kanadanë pas darkës zyrtare me shefat e tjerë të shteteve, ka shkruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë në platformën "X".
Trampi fillimisht e kishte planifikuar të largohej nga Kanadaja për në Uashington të martën në mbrëmje. Disa raunde bisedimesh ishin planifikuar për mbrëmë, përfshirë edhe takime me liderë të tjerë në vizitë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, gjithashtu, pritet si mysafir në Samitin e G7. Ai shpresoi se atje do ta takojë Trampin privatisht. Megjithatë, presidenti amerikan aktualisht është fokusuar më shumë në luftën mes Izraelit dhe Iranit sesa në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, vërejnë DPA.
Samiti dyditorë i G7 mblodhi ekonomitë më të mëdha në botë, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë, Francë, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë dhe Kanadanë. qa/
Foto: DPA