Shtëpia e Bardhë: Trampi do të kryejë presion në samitin e NATO-s për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, do të kryejë presion ndaj vendeve tjera anëtare të NATO-s për t'i rritur shpenzimet e saj për mbrojtjen në pesë për qind të PBB-së kur të shkojë nesër në samitin e aleancës mbrojtëse, tha sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit.
- Post By Sara Ademi
- 16:35, 23 qershor, 2025
Uashington, 23 qershor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, do të kryejë presion ndaj vendeve tjera anëtare të NATO-s për t'i rritur shpenzimet e saj për mbrojtjen në pesë për qind të PBB-së kur të shkojë nesër në samitin e aleancës mbrojtëse, tha sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit.
"Një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë ky prag prej pesë për qind që aleatët tanë në NATO duhet ta arrijnë. Kohë të gjatë, presidenti (Tramp) u bën thirrje aleatëve tanë në NATO të bëjnë më shumë. Ai i ka shtyrë të përforcohen dhe të bëjnë më shumë gjatë mandatrit të tij të parë, ndërsa do ta dëgjoni presidentin të flasë për këtë gjatë udhëtimit të tij të ardhshëm historik në Evropë", tha Levit në intervistë për Foks njuz. sa/
foto: EPA