Shtëpia e Bardhë: Trampi dhe Putini do të kenë takim të premten në Enkorixh
- – Takimi ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, do të mbahet të premten në Enkorixh, Alaskë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
- Post By Fitore Curri
- 20:57, 12 gusht, 2025
Uashington, 12 gusht 2025 (MIA) – Takimi ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, do të mbahet të premten në Enkorixh, Alaskë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, në konferencën për media njoftoi se të premten në mëngjes, presidenti Tramp do të udhëtojë në Enkorixh, Alaskë, në takim dypalësh me presidentin rus Vladimir Putin.
Ajo njoftoi se ekzistojnë plane që Trampi ta vizitojë Rusinë në të ardhmen.
“Vetëm një palë që është përfshirë në këtë luftë do të jetë e pranishme, prandaj presidenti duhet të shkojë dhe përsëri të fitojë mirëkuptim më të fuqishëm dhe më të mirë për atë si, shpresojmë, mund ta përfundojmë këtë luftë”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit.
“Ky është ushtrim për të dëgjuar presidentin”.
Trampi nesër do të marrë pjesë në bisedime virtuale për Ukrainën para takimit me presidentin rus Vladimir Putin të premten, informon Si-En-En, duke iu referuar një përfaqësuesi zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
Gjermania dje kumtoi se për nesër thirr një varg të videokonferencave në nivelin më të lartë për përgatitjen e samitit, duke përfshirë njërën në mesin e liderëve evropianë, presidentit ukrainas Volodomir Zelenski, presidentit amerikan Donald Tramp dhe nënpresidentit të SHBA-së. fc/