• e premte, 05 dhjetor 2025

Shtëpia e Bardhë "shumë optimiste" për marrëveshen paqesore në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë

Uashington, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp sheh "në mënyrë shumë optimiste" në gjasat për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit.

"Qeveria ndihet shumë optimiste. Dje (...) ata patën bisedime shumë të mira me ukrainasit në Floridë", shtoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Delegacioni ukrainas është udhëhequr nga sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, ndërsa pala amerikane është udhëhequr nga sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio.

Pas konsultimeve, presidenti amerikan Donald Tramp, deklaroi se ka "gjasa të mira" për arritjen e marrëveshjes për ndërprerje të luftës. bsh/

Foot: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR