• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Rezistenca islamike në Irak është përgjegjëse për vdekjen e tre ushtarëve amerikanë në Jordani

Shtëpia e Bardhë: Rezistenca islamike në Irak është përgjegjëse për vdekjen e tre ushtarëve amerikanë në Jordani

Uashington, 1 shkurt 2024 (MIA) - SHBA-ja beson se organizata Rezistenca islamike në Irak është përgjegjëse për sulmet me fluturake pa pilot në Jordani në të cilat humbën jetën tre ushtarë amerikanë, njoftoi Shtëpia e Bardhë. 

"Besojmë se sulmi në Jordani ishte planifikuar, financuar dhe zbatuar nga organizata - ombrellë Rezistenca islamike në Irak, e cila bashkon shumë grupe ekstremiste, duke përfshirë edhe Kataib Hezbollah", tha zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, Xhon Kirbi, transmetoi Si-En-En.

Edhe pse përgjegjësinë për këtë sulm nuk ia hedh grupit Kataib Hezbollah, Kirbi tha se ai nuk është grupi i vetëm përgjegjës për sulmet e mëparshme ndaj bazave amerikane. 

"Ky sulm gjithsesi i ka karakteristikat e Kataib Hezbollah, por sipas bashkësisë sonë të inteligjencës sonë, sulmin në Jordani e ka kryer një organizatë ombrellë e quajtur Rezistenca islamike në Irak", tha Kirbi.

Presidenti amerikan Xho Bajden të martën ka biseduar me familjet e tre ushtarëve të vrarë dhe nesër do të marrë pjesë në pranimin e eshtrave të tyre në bazën ajrore Dover. 

Ai dje njoftoi se tashmë ka vendosur se si do tu përgjigjet sulmeve të ekstremistëve, por mbeti i paqartë për atë se si saktë do të jetë përgjigja amerikane. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR