Shtëpia e Bardhë publikoi listë me 365 suksese të Trampit në vitin e parë të mandatit
- – Shtëpia e Bardhë mbrëmë publikoi listën me 365 suksese të presidentit amerikan Donald Tramp të cilat ai i arriti gjatë vitit të parë nga marrja e mandatit të dytë, në mesin e të cilave theksohen përpjekjet e tij ndërmjetësuese për zgjidhjen e luftës në Ukrainë.
- Post By Fitore Curri
- 08:18, 21 janar, 2026
Uashington, 21 janar 2026 (MIA) – Shtëpia e Bardhë mbrëmë publikoi listën me 365 suksese të presidentit amerikan Donald Tramp të cilat ai i arriti gjatë vitit të parë nga marrja e mandatit të dytë, në mesin e të cilave theksohen përpjekjet e tij ndërmjetësuese për zgjidhjen e luftës në Ukrainë.
Në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Shtëpisë së Bardhë bëhet e ditur se saktë para një viti Trampi iu kthye detyrës president që ta ripërtërijë prosperitetin, ta sigurojë kufirin, ta rinovojë forcën amerikane dhe ta lërë popullin amerikan në vend të parë.
Vlerësohet se Trampi për vetëm 365 ditë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe se ai është viti i parë më i suksesshëm i një mandati presidencial në historinë moderne.
Në mesin e sukseseve të Trampit theksohet se për herë të parë pas 50 vjetëve është vërejtur fluks negativ i emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se investimet ishin në shifra trilionë, si dhe se janë arritur shumë marrëveshje paqësore në botë me ndërmjetësim të tij.
Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë bën të ditur se gjatë vitit të parë të mandatit të Trampit është realizuar prodhimtari rekorde e energjisë dhe ulje masive e burokracisë.
Me dokumentin është publikuar edhe video-incizim i shkurt në të cilin, gjithashtu, theksohen arritjet e Trampit, duke përfshirë politikën vendore dhe të jashtme, në mesin e të cilave është takimi tij me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë.
Trampi për të dytën herë ishte inauguruar president më 20 janar të vitit 2025 pas zgjedhjeve presidenciale në vitin 2024. fc/
Foto: Shtëpia e Bardhë në X