• e shtunë, 08 mars 2025

Shtëpia e Bardhë: Plani arab për Gazën nuk përputhet me realitetin

Shtëpia e Bardhë: Plani arab për Gazën nuk përputhet me realitetin

Uashington, 5 mars 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë njoftoi se plani për rindërtimin e Rripit të Gazës, i miratuar dje nga shtetet arabe në Samitin në Kajro, nuk korrespondon me gjendjen aktuale, sipas të cilës "Gaza aktualisht nuk është e përshtatshme për të jetuar". 

Qëndrim të njejtë shprehu edhe Izraeli, ministri i Jashtëm i të cilit mbrëmë vlerësoi se rezoluta e Ligës arabe “nuk arriti t'i përgjigjet” realitetit pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023.

Shtëpia e Bardhë theksoi se presidenti Donald Tramp mbetet i qëndrimit se rindërtimi i ardhshëm i Rripit të Gazës duhet të "jetë i lirë nga Hamasi". qa/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR