Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plane për takim Putin-Tramp në të ardhmen e afërt
- Nuk ka plane "në të ardhmen e afërt" për një takim midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin, raportojnë mediat britanike, duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
- Post By Fami Bajrami
- 18:33, 21 tetor, 2025
Uashington, 21 tetor 2025 (MIA) - Nuk ka plane "në të ardhmen e afërt" për një takim midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin, raportojnë mediat britanike, duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp dhe presidenti rus Vlladimir Putin nuk kanë plane për t'u takuar "në të ardhmen e afërt", transmetojnë mediat britanike, ndërsa deklarata vjen vetëm disa ditë pasi Trampi propozoi samit të ri me liderin rus.
Korrespondenti i Aksios nga Shtëpia e Bardhë në Iks i publikoi të njëjtat informacione.

Sipas tij, një funksionar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi: "Për momentin nuk ka plane për një takim midis presidentit Tramp dhe presidentit Putin. Rubio dhe Lavrovi patën një bisedë telefonike produktive. Prandaj, nuk është i nevojshëm një takim shtesë personal midis sekretarit amerikan të shtetit dhe ministrit për Punë të Jashtme.
Foto: arkivi i MIA-s